TSN: TRACK BY TRACK DHE PRISHJA E STATUS QUO-s

Kur bëra (pre)review e albumit të parë të Yll Limanit, “TJETËR” mora një pafundësi mesazhesh, të cilat frymëzuan të krijoj këtë platformë dhe sot, në të njejtën ditë, 2 vite më vonë mezi pres të ndaj i pari çfarë duhet të prisni “THIRRËM SOT OSE NESËR”, këngë pas kënge (track-by-track).

Këngët i kam dëgjuar fillimisht, në copëza dhe në versionin demo dhe shumë prej tyre në dhomat e artistëve në clube sepse fun fact, Ylli kur ka krijura një këngë dhe është shumë excited për të, të thotë ulu dhe ta vë telefonin në vesh dhe ti duhet ta dëgjosh deri në fund dhe të kesh mendjen, përndryshe ka pasoja lol.

Kënga e parë që kam dëgjuar nga ky album, për fat, është edhe kënga e parë e albumit; “AJR”. Ky krijim ka të gjithë potencialin, ose më saktë do të kishte, për të qenë këngë fituese e festivaleve në Shqipëri. Ka dramacitet, ka harqe që i japin këngës madhështi, ka synthesizers në backround dhe kitarë elektrike që shërben si pre-chorus. Refreni në vargun e parë është një zëri e në vargun e dytë bëhet shumë-zërash ç’ka e rrit “presionin” e këngës dhe të vazhdimisht të jep ndjesinë e të pasurit diçkajë më shumë. “AJR” është opening track i fuqishëm dhe hap rrugën për një album që do të ndryshojë shumë “rregulla” në industrinë muzikore shqiptare. Fun Fact, kjo këngë do të ishte kënga që do të merrte pjesë ne Këngën Magjike.

“O SA MIRË PA TY” pason “AJR” dhe vazhdon rrugën e nisur të kësaj të fundit. Edhe në këtë këngë synthesizeri është prezent në instrumental (siç do të jetë në të gjithë albumin lol). Kënga është ritmike, edhe pse me tekst ndarjeje, do ta konsideroja “a happy song”. Nëse në këngën e parë Ylli thotë “ti m’ke lon pa ajer”, në këtë këngën Ylli është i lirë, “o sa mirë pa ty, pasna harru unë me marr frymë/pasna harru unë me jetu”. Ka shumë potencial për të rrëmbyer vëmendjen e radiove dhe të kryesojë toplistat e këtyre të fundit.

Këngën e tretë “ME TA NI” e kam menduar që në momentin e parë të dëgjimit si një soundtrack të ndonjë rom-com-i në Disney. Kënga të jep ndjesi nostalgjie, dikë mund ta bëjë të vërë kufje e të ecë mes gjetheve të verdha në park, te Liqeni apo gjetkë. Nëse do të duhet ta kategorizonim këngën, soft-pop/rock do të ishte kategoria e vetme që do t mirëpristë siç duhet.

Dhe vazhdën e këngëve që janë ideale për soundtrack e pason “ERA”, lead single-i i albumit. Edhe pse për mua nuk është kënga më e mirë e albumit:p, “ERA” shtroi rrugën e këtij albumi dhe vendosi tonin në të cilin do të zhvillohet i gjithë ky projekt muzikor. Kjo është kënga e katërt dhe instrumentali të katra këngëve vazhdon të jetë i dominuar nga synth., kitara bass dhe drums; me dallimin që “AJR” i ka më të aplifikuara për të qenë më dramatike e të tjerat më të lehta për të dhënë një gjendje më të gëzueshme, arsye për të cilat këto të treja i klasifikojmë edhe si këngë të lumtura. Po po, pavarësisht tekstit, sepse nuk ka lumturi në këtë album :p.

Toni zbutet, “lumturia” fillon zbehet gradualisht – shumë gradualisht dhe kjo është për t’u lavdëruar sepse është punuar me transition, për t’i dhënë albumit rrjedhshmëri (floë). “MA SHUMË SE UNË” është melankolike, shumë nostalgjike, këngë “neutrale” do mund të them sepse as nuk do qeshni, as nuk do të qani me të.

 “Ça kisha bo nëse nuk kishe ardh në jetën tem/ a do isha hala n’terr/ a kisha dit me dash’ najher/ rri me mu deri n’fund/ ton jetën nuk të don kërkush më shumë se unë/” – mendoj se janë disa nga vargjet dedikim më të “vetvrasëse”. Thank you Yll. Not much though.

“RRUGA” ndërkohë devijon nga ajo ç’ka mund të kemi pritur të shkonim pas “MA SHUMË SE UNË”, sepse këtu shpejtohet ritmi, gjendja bëhet më uptempo pavarësisht në poezi Ylli kërkon ndihmë: “A ka rrugë për me dalë/e veten më fal/ a ka naj rrugë që çon te drita/ që s’përsëritet historia”.

Pas shkundjeve të kokës që do të bëni me “RRUGA”, “NUMËR 1” vjen me elementë disco/70s/80s, rryma që Ylli i ka eksploruara me “BUZËT E KUQE” dhe me “PËR KON JE ZBUKURU”. Por këtë herë, ky miks zhaneresh është më i ngadaltë, më pak ritmik dhe më nostalgjik për t’ju përshtatur tematikës së albumit.

Çuditërisht, gjendja trishtohet mënjeherë me “KISHA DASHT”, ku me një piano këngëtari do të bëjë çmos që lotët t’ju mbushin sytë. Në pjesën e dytë të këngës zhvillohet një instrumental trap/hip hop loëkey, por më shumë si mbështetës i vargjëve “…edhe zonin e ki ndryshe/t’paska hup drita e syve/sot s’pe di kush je ti/kisha dasht me t’fal/ sa shumë kisha dasht me t’fal”. Po, mbani letra afër.

Kënga pasuese, “F-STUPID” është ndoshta kënga më e çuditshme në album. Fillimisht nis me mister, pastaj vazhdon më Yllin që këndon mbi një bassline dhe me pas bassline zhvillohet për t’u kompletuar në refren. Deri në këtë moment të albumit, “F-STUPID” qëndron në vendin e fundit të renditjes për pëlqyeshmërinë time të këngëve nëse mund ta quaj kështu që të mos e quaj skip.

Por, nuk di të them nëse ky është mendimi im objektiv apo është dëshira ime që të arrij sa më shpejt te “MJEGULLA”.

Së pari dy fakte shpejt e shpejt; “MJEGULLA” është kënga më e mirë në album. Së dyti, “MJEGULLA” është një nga këngët më të mira të vitit. Së treti, “MJEGULLA” është një nga këngët më të mira shqip.

Strukturalisht, kënga nuk ka “komplikacione”. Peshën emocionale të tekstit e mban zëri lead i Yllit, backvocalet që shkojnë e vijnë si zërat në mjegull, vazhdimësia e goditjeve dhe synth.-it. Tekstin unë do ta ndaja në tre pjesë; në strofat që ndërtojnë tensionin e këngës dhe në mendje të bëjnë të mendosh të gjitha ndarjet apo thyerjet e zemrës; në refrenin që është më i përgjithshëm dhe më personal për të gjithësecilin që e dëgjon; dikush mund ta ndiejë për ndarje, dikush për largim jashtë vendit e dikush për një humbje jete.

Dhe pjesa e tretë, por më e rëndësishmja: BRIDGE! “Ura” e kësaj këngë është një vepër arti më vete dhe meriton vëmendje po aq sa kënga në tërësi.

“Kurrë kërkujt nuk iu luta/ As me nejt as me m’kujtu/ Për herë të parë në jetë unë hupa/ t’luten syt e mi për mu/ Fjalët që nuk i thashë ‘em njekin/ Sikur hije ëm majn’ çut/ Durt’ e tjera tash kur t’prekin/ A thu a t’bjen n’men për mu’/ Trupat tanë çdo natë afër/ S’dishim zemra kujt po rreh/ Vetë e paskna pa ktë andërr/ tash ti n’mjegull je ka sheh/ Nëse kjo ‘o nata e fundit/ lem’ me t’majt rri sa ma gjat’/ te kryt e varrit tem do lule/ Erën tanë kan’ me pas” –  ky bridge është “the last nail in my coffin” se m’u desh të fshij sytë 4 herë duke e shkruar.

Pasi dëgjon “MJEGULLËN”, pritshmëritë për këngët e tjera ulen, por mos bëni gabimin tim sepse do të zhgënjeheni hahah. “Vuajtja” vazhdon me këngën e 11, “Kthem” dhe këtë herë bëhet më personale për secilin nga ne. Nis me tingujt e harkut, e më pas shoqërohet me tingujt e violinccielit (cello), prezantimi i duhur i një këngë atdhetare. Yeah, Fatjoni did a big one here.

“KTHEM” është për të gjithë ata që janë larguar nga vendi, nga qyteti, nga fshati i tyre në një vend tjetër për një jetë më të mirë për ta apo për fëmijët e tyre. “Sa shumë peshon mos m’e pa vendin ton’/ mos me dasht’ ku jeton/ po e bon’ për tjetër kon’/” janë disa nga vargjet e kësaj kënge që reflektojnë kohët, jo vetëm të shkuara, por edhe të tashme. Reflektojnë emocionet, dhimbjet dhe sakrificat e mijëra familjeve shqiptare jo vetëm të ‘91shit, por edhe të 2025-ës, të cilët janë nëpër Evropë, Amerikë e anë të tjera të botës për një jetë më të mirë… një jetë më të mirë më një sakrificë absolute; me mallin për vendlindjen. E unë i qendroj mendimit që artistët e këtij kalibri duhet që përpos muzikës për qejf, muzikës për 101 qëllime, duhet të kenë vend edhe për të reflektuar kohët në të cilat ne jetojmë, problemet më të cilat shoqëria përballet apo ç’ka ata shohin si kauzë të tyre.

Pas dy këngëve shumë emocionale, shumë artistike, shumë të rënda, duhet balancuar gjendja emocionale dhe për këtë shërbën “FAJ” dhe “PO NISNA SONTE”, ky këngë ritmike, e para uptempto dhe e dyta më sensuale. Të dyja do t’ju bëjnë të kërceni, njëra freestyle dhe e dyta do t’ju bëjë të kapni dikë nga beli dhe të kërcëni sëbashku. Kujdes kë zgjidhni  që të mos përfundoni te kënga e parë.

“TAXI” është kënga më funny në album. “Ke thon’ me ty kurrë/ atherë ça po lyp ktu?/ Për ty po pret taxi/ ta kom thirr gutu se iku/ Tutna nëse t’preki ka me na zon mëngjesi/ Kshuq ma mirë ik se veç po t’rritet taksimetri” – dhe kjo e përshkruan më së miri viben e kësaj kënge.

 

Zakonisht, albumet shqiptare por edhe të huaja, në këtë fazë fillojnë dhe e humbin interesin, por ky nuk është aspak rasti.

“DITË E NATË” është kënga hare që i mungon deri më tani albumit. Do t’ju bëjë të coheni nga ku jeni e të kërceni. Do të mbizotërojë në clube, në festa e kudo ku do të dëshuroni të kërceni. Firzamonikë, kitarë e elementë të muzikës tonë popullore do ta kthejnë këtë këngë një hit. Jam gati të vë bast për këtë.

E teksa konfetit e fundit nga hareja e “DITË E NATË” bien, albumi është në këngën e tij të fundit “GJITHE JOM KON I MIRË ME IK”.

Nëse albumi nisi me dramacitet, vazhdoi më melankoli, nostalgji, retrospektivë, (element të përshkruara më së miri në cover) dhe vazhdoi me hare, përfundon me një gjendje aspak si këto më lart.

Shumë simple. Nota pianoje. Gjendja që krijohet është gjendje zbrazëtie që mbushet me zërin e Yllit, i cili shumëfishohet gradualisht për të përfunduar në fund me të qeshura fëmijësh në largësi. Me shumë gjasa, është e qeshura e fëmijëve brenda Yllit dhe bashkëpuntorëve të tij për krijimin e një pune artistike, që konkurron kokë më kokë me albume jo shqiptare, por të huaja.

“THIRRËM SOT OSE NËSER” është një rrugëtim muzikor, mes subzhanereve të POP/ROCK amerikan të fillim viteve 2000 me shije shqiptare të 2025-ës. Them rrugëtim dhe jo album, sepse për t’u shijuar i plotë dëgjohet nga fillimi në fund si i tërë. Ndoshta në fillim dikush nuk do ta pëlqejë, do të ketë pritshmëri të tjera, mund të presë Yllin e “TJETËR”, por pas dy dëgjimesh, apo tre, ky album do të jetë i preferuari i tyre. Ndryshe nga “TJETËR”, ky album vjen nga vend më i lumtur, më me shumë dritë dhe më me shumë pjekuri. Po me aq pjekuri sa është ekzektuar edhe fushata e marketingut dhe PR, një nga më mbreslënëset për një projekt të tillë.

Ky album do të ndryshojë mënyrë se si albumet janë konceptuar vitet e fundit, do të shënojë fundin e EP dhe do t’i nxisë artistët të përqafojnë punë të plota artistike dhe jo vetëm single të shpejta. Lajmi tjetër i mirë është që clubet dhe diskotekat apo dhe festivalet nuk do të diktojnë kah do të shkojë muzika shqiptare, por ato do të ndjekin kahun që artistët do të vendosin. Të vetmit që humbin në këtë mes janë producentët dhe artistët përtacë.

Çfarë do të ndryshoja unë?
“KISHA DASHT” do ta zhvendosja para “MJEGULLA”. “MJEGULLA” do ta zëvendësoja me versionin e parë të papublikuar, i cili është më epik, me më shumë harqe, por kjo është dëshira ime personale.

Cila është TOP3 im? Çdo ditë kam pasur nga një treshe të ndryshme më thënë të drejtën, por kam arritur në një përfundim; “AJR”, “MJEGULLA” dhe “GJITHË JOM KON I MIRË MË IK”. Por edhe kjo mund të ndryshojë nesër.

Nesër, kur ky album do të jetë i të gjithëve për t’u shijuar, për t’u studiuar dhe për të ndryshuar mënyrën se si i kemi trajtuar albumet dhe muzikën këto vitet e fundit… prandaj Babagjyshi ta bëjë pushim këtë vit se BabaYlli bëri punën e tij. 🎅

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *