Dy fjalë për albumin e ri të Alban Skënderajt

 

Pas një periudhe të gjatë larg albumeve, Alban Skënderaj publikoi më në fund projektin e tij të shumëpritur “Rrënjët”.

8 këngë të reja, 8 projekte që secila mund të na lidhë me një Alban të së shkuarës.

Të 8-a këngët janë realizuar edhe videoklipe, të cilat unë përsonalisht nuk i kam parë sepse përpos të gjithave mendoj që një album a një këngë e mirë nuk ka nevojë për një videoklip për të qenë e mirë – dhe ky është një nga ato rastet.

Ajo që më ra në sy fillimisht, ishin titujt e këngëve, të cilat si rrallë herë janë të gjithë vetëm 1 fjalë. Nuk e di nëse është rastësi apo është bërë e qëllimshme, por nëse ka një kuptim, do isha i lumtur ta dija hahah :p.

Kalimi i albumit në tërësi të jep idenë e një projekti muzikor që nis në sekondën e parë dhe përfundon në minutën e 23-të, pa shkëputje, pa ndarje, pa ndërprerje, por sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme. Dhe kjo e bën këtë një projekt ambicioz sepse nuk është e lëhtë të bësh një EP apo album konceptual dhe në të njejtën kohë ta bësh po aq divers në sound dhe në elementë muzikorë që nuk do të “kërcasin”. Ama, mund ta kritikoj gjithë ditën për faktin… 23 minuta? 23?! Mendoj që meritojmë 43 minuta muzikë të tillë, por këtë fakt e lëmë ta vuajë vetë Albani!

Ky album ka disa highlights, por për mua highllghti i parë është ironikisht edhe kënga e parë e projektit, “Himalaja”. Që në dëgjimin e parë më riktheu në nostalgji, kur Albani ishte djali më i përfolur i qytetit, jo vetëm për pamjen shumë italiane, por për baladat që dridhnin telat, jo vetëm të kitarës.

Highlighti tjetër, por edhe një nga më të rëndësishmit e të gjithë projektit është “Pianisti”.

Një nga mënyrat më të mira për të na treguar se sa i pasur është folklori ynë e në të njejtën kohë, edhe sa shije të mirë jep kur bashkohet mirë me element modernë. Kjo është një nga ato këngë që na bën të gjithëvë të duam të jemi nga Vlora të jem i sinqertë.

Jo vetëm konceptual, jo vetëm këngë që të kthejnë në kohë, por “Rrënjët” arrin të lëshojë rrënjë edhe në muzikën e radios, muzikën që e dëgjojmë kudo si “Vajzo” dhe “Aroma”. Këngë tepër catchy, me ritëm veror, nga ato ritme që të bëjnë ta kesh në replay këngën e të kryesojë klasifikime.

Ashtu siç “Himalaja” na rikthen në Albanin e 2005-2006, “Karma” na rikthen Albanin e një dekade më parë, Albanin eksperimentues dhe Albanin që përpiqej të sfidonte veten dhe kohën.

Paksa poetike sesi albumi hapet me një këngë me titull “Himalaja” – Albani aktualisht është në majën më të lartë të karrierës së tij – dhe përfundon me “Karma” që në thelb është një rreth vicioz, i cili të rikthen aty ku dikush meriton të jetë e ajo që e bën poetike është fakti që karma e Albanit e do që ky të jetë në “Himalaje”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *