Sugjerimet e (gjysmë) muajit TETOR nga Adrion LTD
…e di, e di.
Kanë kaluar 13 ditë që nga nisja e muajit tetor dhe jam vonë, por kur populli thotë më mirë vonë se kurrë, ka të drejtë.
Prandaj, më poshtë, bashkë me librarinë më të madhe dhe më cool të kryeqytetit, Adrion LTD po listojmë një sërë titujsh interesantë, fiction dhe non-fiction që duhet të lexoni këtë muaj.
- The Luminaries
Një roman i zhanrit mister nga Eleanor Catton, i cili i zhvillon ngjarjet në Zelandën e Re, gjatë etheve të arit në shekullin e 19-të. Romani ndërthur dashurinë, fatin dhe astrologjinë duke treguar sesi jeta e njerëzve lidhet në mënyra të çuditshme.

- Maybe You Should Talk To Someone
Nëse nuk ke shkuar ndonjëherë në terapi, ky libër nga Lori Gottlieb të jep një sneak peek nga sesionet herë të gjata e herë të shkurtra të një séance terapie. Gottlieb ka përmbledhur në këtë vepër historinë e jetës dhe karrierës së saj në përiudhën më të vështirë të sajën, në vitin 2019.

- The Story Of A Heart
The Story Of A Heart: Two Families, One Heart And A Medical Miracle është një nga romanet non-fiction më të diskutuara të vitit 2024. Shkrimtarja dhe doktoresha britanike, Rachel Clarke përshkruan historinë e transplantit të zemrës të dy fëmijëve; Max dhe Keira, si dhe të stafit që mori pjesë në këtë proces. Ky libër ka fituar çmimin Women’s Prize For Non-Fiction në 2025-n dhe u konsiderua për Baille Gifford Prize for non-Fiction.

- Reading Lolita In Tehran
Vepra eksploron kujtimet e fuqishme të një profesoreshe iraniane, e cila u mëson grave të reja në vendin e izoluar, vepra perëndimore në fshehtësi të regjimit të Khomeinit. Reading Lolita In Tehran nga Azar Nafisi tregon edhe njëherë rëndësinë e librit në kohë kur fjala e lirë dhe e shprehjes rrezikohet nga të katra anët.

- Boys Don’t Cry
Vepra e Malorie Blackman flet për një djalë të ri, i cili përballet me përgjegjësinë e papritur të atësisë dhe mëson për emocionet, burrërinë dhe dashurinë në një shoqëri që shpesh ndalon djemtë të tregojnë dashuri dhe ndjenja.

- Flashlight
Novela nga Susan Choi përshkruan makthin e një familjeje, e cila humb papritur babain gjatë një ecjeje në bregdet. Babai bashkë me vajzën e tij të vogël po bënin një shëtitje, kur papritur humbin gjurmët derisa familja dhe policia gjen vajzën e vogël, fare gjallë dhe pa asnjë memorie të çfarë kishte ndodhur dhe me babain e humbur në det. Novela ndjek familjen në 4 breza të ndryshëm duke përshkruan humbjen dhe dhimbjen në familjarë të ndryshëm.

- Oranges Are Not The Only Fruits
Një roman i publikuar në shekullin e kaluar në Britaninë e Madhe, por që vazhdon të jehojë në libraritë ndërkombëtarë.
Një vajzë e re, e rritur në një familje konservatore zbulon që është lesbike dhe i duhet të përballet fillimisht me veten, me familjen e saj, më pas me komunitetin ku e jeton, e më pas me botën.

Veprat e mësipërme mund t’i gjeni në të gjitha pikat e Adrion LTD si dhe mund t’i porosisni në websiten: https://www.adrionltd.com/

Leave a Reply