First Listen: Elhaida Dani adreson 1000 “akuzat” në mini-albumin e ri me 3 të ftuar specialë

Pas më shumë se një viti mungesë me muzikë të re, Elhaida Dani, njëkohësisht edhe drejtoreshë artistike e Festivalit të Këngës për të dytin vitin rradhazi, vjen me EP e saj të dytë: “Pasqyra e Mbretëreshës”.

Një EP e kuruar nga pena e Aida Barakut dhe muzikë të Armend Rexhepagiqit, “Pasqyra e Mbretëreshës” vjen nga një “happy place” e artistes së Notre Dame de Paris. 5 këngë radio-friendly, të cilat kanë shijen e të katra stinëve sakaq të pesta këngët mund të dëgjohen në gjendje të ndryshme.

EP hapet me bashkëpunimin e Elhaidës me Olsi Bylykun, një kombinim që në pamje të parë do të na dukej i çuditshëm, por në fakt nuk është i tillë. Reptura e Olsit arrin të plotësojë strofat dhe refrenet nostalgjike për nëtët e fundit të verës së Elhaidës.

Në këngën e dytë “Lotët Diamante”, vula e Armendit dhe Aidës është më e dallueshme se në asnjë këngë tjetër. Sa moderne e 2024 (kohë kur është krijuar kënga), aq edhe throëback i pop/rnb së viteve 2010, ky bashkëpunim i Elhaidës me Don Phenom është po aq surprizues sa bashkëpunimi me Ols Bylykyn. Dy shkodranë të bërë bashkë do të “pushtojnë” radiot e vendit, paçka se po u këndojnë lotëve në mënyrë të hareshme. Një krijim catchy, sa me dëgjimin e parë ndoshta nuk do ua tërheqi vëmendjen, port ë dëgjimi i tretë do të flasim sëbashku;)

Kënga e tretë, kënga edhe e cila ka titulluar EP-n, “Pasqyra e Mbretëreshës” është ndoshta kënga më e mirë në këtë mini-album.

Balada e vetme në EP, kjo këngë eksploron ndjesitë e Elhaida Danit pas përfundimit të spektaklin “Dancing With The Stars”, përiudhë që pasoi edhe me publikimin e marrëdhënies së saj me balerinin e njohur Ledian Agalliaj.

Kënga u performua vitin e kaluar, në finalen e Festivalit të Këngës ku u kurorëzua Shkodra Elektronike si fituese, gjë që hijësoi një krijim fantastik.

“E mësuar jam të kem ç’ka dua/ të fitoj që nëna ime të mburret me mua/ Fshije telefonin tim/ S’dua cingërrimë” – është një nga vargjet e strofës së parë që përshkruan më së miri ndjesitë e artistës dhe kulmi arrin në vargjet “…thema zemrën nga muret mbrojtëse/ zhveshe/ thema zemrën botë mizore/ fare mos më mbaj përdore/sot u theva para këmbëve/ a e sheh/ si pasqyra e një mbretëreshe” teksa në backround këndon Armend Rexhepagiqi, si për t’i dhënë akoma më shumë peshë “kujës” së një personazhi të goditur e thyer padrejtësisht nga publiku.

Vuajtja mbaron (për momentin) me këngën e katërt, “Dhimbja Ime” – paksa ironike right? – ku Elhaida sjell Mc Kreshën për t’i kënduar një vuajtje nga Tirana, por me një kitarë, më pak shuplaka dhe bars të Kreshës, po bars si ato të Kreshës në prime-n e tij.

Kënga ka shumë vibe mesdhetare, ku mund të mjaftojë një gotë dhe të ngriheni në këmbë për të kënduar dhe për të kërcyer – vetëm apo me dikë, kjo mbetet në dorën tuaj.

EP përfundon me “1000 shishe”, e cila nga titulli mund të nënkuptojë këngë dhimbjeje por jo.

“Thuajini shumë mirë jam/ në qese të zeza i kam ditët e kaluara” – këndon në refren Elhaida, si për të na vërtetuar që ky krijim muzikor vjen nga një Elhaidë e lumtur tashmë, hedhur pas krahëve dhimbjën dhe shishet me lëndime bosh.

Ky EP mban vazhdën e punëve të mira të Elhaidës, jo komerçiale, me “replay value”, pra që mund t’i luash herë pas here dhe t’i dëgjosh edhe pas shumë kohëve.

Tashmë Elhaidës i në repertorin e saj – dhe tonin – një album i mirëfilltë, konceptual ndoshta, sepse artistët e kalibrit të saj meritojnë dhe duhet të kenë në repertorin e saj punë të tilla, të cilat tregojnë edhe njëherë që muzika shqiptare ka vend për punë të tilla, për vargje të tilla, për beat-e dhe vija melodike të tilla.

Unë e dëgjova i pari sot, ju do ta dëgjoni nesër në orën 18:00 në të gjitha platformat dhe nuk kam asnjë dyshim që të paktën një nga këngët do ta vendosni në listën e këngëve tuaja të preferuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *