Welcome to THE ANDIDOTE
Prej vitesh, nëpër tavolina me shumë rëndësi apo edhe pa rëndësi fare kam dëgjuar të paktën një herë fjalinë “Hap diçka tënden!”.
Ndonjëherë kjo fjalia kthehej në fjali pyetëse “Çfarë po bën me profesionin tënd?”. E sikur të kisha ndoshta nga 1euro për çdo herë që i kam dëgjuar këto ndoshta tani po lexonit ndonjë përshkrim fotoje nga një vilë në Los Angeles. Po në fakt, ju po lexoni një shkrim nga Tirana që do të përpiqet t’i përgjigjet pyetjes që ju keni në kokë “Çfarë është kjo?”
The Antidote është blogu, site-i, portali, ditari (ew) quajeni si t’ju vijë për mbarë (përveç si kjo e fundit) im personal, ku unë do të përpiqem të përmbledh çfarë dua të them apo çfarë mendoj për çështje që ju shqetësojnë apo ndoshta nuk ju shqetësojnë fare, por sidoqoftë unë do të shkruaj për to (hahah).
Pak vite më parë lexova një status të Dalina Buzit në Anabel që thoshte se askush nuk shkruan më për ngjarjet kulturoret në vend, por jo vetëm e se dikush duhet ta bëjë. Teksa lexoja rreshtat e saj, në kokë i jepja të drejtë se kishte, në fakt. Ne, gazetarët, me apo pa diplomë, nuk shkruajmë më artikuj ose shkruajmë shumë rrallë sa për të bërë ndonjë qokë apo kur frymëzohemi. I kemi zëvendësuar me shkrimet në Instagram apo në Facebook.
Kur shkrova reviewn e koncertit të Yll Limanit në dhjetor, vjet, kam lexuar pafund mesazhe të njerëzve që i njihja dhe nuk i njihja e që më thonin dy gjëra ndër të tjera; “Pse nuk shkruan më shpesh?” dhe “Ua, po ti dinke të shkruanke!”. Për të parën, të jem i sinqertë nuk e vura ujin në zjarr, por e dyta më ngeli si alarmi i mëngjesit. Puna ime e parë ka qenë në median e shkruar, në Blitz.al, një nga aftësitë e mia përgjatë 12 viteve shkollë ka qenë shkrimi dhe një nga gjërat që miqtë dhe ish-mësuesit më kujtojnë cdo datë të rëndësishme është të shkruarit – e sërish kishte nga ata që habiteshin në 2024-ën pse unë dija të shkruaja. E nuk kishin faj, sepse prej kohësh unë nuk shkruaja, por mjaftohesha me “shkrimet” në Instagram.
Këto kanë qenë dy elementët që mund të them me bindje kanë ngritur atë ç’ka sot kemi quajtur “The Andidote”.
Pse blog/site të shkruar kur të gjithë po hapin podcast?
E di që do ta bëni të gjithë këtë pyetje, ashtu siç e kanë bërë ata që e kanë mësuar të parët këtët ide.
Përgjigjen e ka vetë pyetja. “Të gjithë”.
Nëse të gjithë shkojmë te podcastet, kush do të shkruajë? A do mund të presim të gjithë sa të bëhet gati montimi, audio, xhirimi për të lexuar për ngjarje a situate aktuale? A do të na presi kush? Haha, jo!
Jam i vetdijshëm që The Andidote nuk do t’i pëlqejë të gjithëve. E di që do të më bie telefoni më shpesh se ç’më bie (nuk do të thotë që unë do i hap btw). E di që ndoshta edhe do të krisë, prishë marrëdhënie. Ndoshta do të krijojë dhe të reja. Kushedi?!
Ama, besoj që shumë shkrime dhe opinione këtu do të rezonojnë me ju e do ta gjeni veten në shumë prej tyre e ndoshta te të gjitha. Ndoshta do të frymëzojnë dikë për të ndryshuar për mirë apo për të punuar më fort. Dikë do ta mërzisin. Dikë tjetër do ta bëjnë të ndihet i/e vlerësuar. Si një njeri që gjithmonë ka dashur të ketë kontroll në çdo gjë të vetën, kjo do të jetë e vetmja, përfundimin e të cilës nuk e di.
[sepse] Pavarësisht zhurmës, ne sërish flasim!