Arilena Ara rikthehet në Festivalin e Këngës krah moderatorit të Top Channel

Pak ditë më parë, u njohëm me krizën financiare të RTSH, sfidë që kishte futur ne ngërç Festivalin e Fundvitit.

Mirëpo duket se shkrimi ja kishte vlejtur sepse buxheti është miratuar dhe bashkë me të ka nisur puna teknike për festivalin.

Sakaq, sot janë konfirmuar edhe emrat e prezantuesve të këtij edicioni.

Popart.al konfirmon se Arilena Ara do të jetë prezantuesja e festivalit të këtij viti. 

Kujtojmë se Arilena Ara fitoi Festivalin e 59-të, festival që u shoqërua me drama pas fitores, me unfollow dhe statuse publike.

Pranë saj burime pranë RTSH konfirmojnë Salsano Rrapin,  moderator i Portokalli dhe një nga figurat e rëndësishme të Top Channel, si prezantues i Festivalit. 

Kjo është hera e parë që dyshja prezanton Festivalin e Këngës dhe hera e parë që punojnë sëbashku në një skenë të madhe.

Mbetet për t’u parë kimia që do të ketë dyshja në këtë festival.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *