Ekskluzive/ Lim Hoti hyn të premten në Big Brother VIP KOSOVA

Ky nuk është click-bait, por lajm i vërtetë.

Personazhi i njohur Lim Hoti pritet të hyjë këtë të premte brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Burime pranë BBVK kanë treguar se i riu është parë brenda ambjenteve të Klan Kosovës dhe ka takuar autoren e programit, Olsa Muhameti dhe Alaudin Hamitin.

Limi është përfolur gjatë këtë edicion të BB për shkak të lidhjes së tij me Alba Pollozhanin në Ferma Vip dhe marrëdhënies me Bia Khalifan; të dyja këto pjesëmarrëse në Big Brother.

I njohur për natyrën e tij aktive, debatuese, si dhe i njohur ndryshe si “doktori i femrave”, Limi pritet të tregojë edhe për marrëdhënien me një tjetër banore në shtëpi, e cila ka qenë informacion i fshehur.

Se çfarë do të ndodhë, këtë pritet ta shohim të premten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *