Ekskluzive/ Bleona, antare jurie në Festivalin e 64-të të Këngës
Pas shumë kohësh mungese në ekranin shqiptar, Bleona rikthehet këtë fundvit, jo për intervista te Fevziu, jo në spektaklet e Grabockës, por në Festivalin e Këngës në RTSH.
Ylli shqiptar do të jetë një nga antarët e jurisë që do të vendosë kush do ta fitojë festivalin e do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, në Vienë vitin e ardhshëm.
Jo vetëm kaq, por Bleona do të performojë në një nga netët e festivalit – me shumë gjasa në natën finale – duke shënjuar ngjitjen e saj të parë në këtë skenë. Nuk dihet akoma nëse do të performojë hite të vjetra apo ndonjë këngë të re, por urojmë të jetë e para duke qenë se i paraprin edhe kulmit të 30 vjetorit të karrierës së saj.
Duket se RTSH po përpiqet të “blindojë” natën finale të Festivalit për të mbajtur shikuesit e saj të mos shkojnë drejt prime-t të parë të Big Brother VIP Albania në Top Channel.
Krah Shkodrës Elektronikë dhe Bleonës, në finale do të performojë edhe Tommy Cash, hitin e Eurovizionit të kaluar “Espresso Maçhiato”, një emër i bërë publik nga drejtoresha e RTSH, Eni Vasili. Gjasat janë që Tommy Cash të mos ketë vëmendjen që Bleona do të rrëmbejë në këtë festival me paparashikueshmërinë e saj.
Sakaq, nesërmbrëma nis nata e parë e Festivalit të 64-të nën drejtimin e Salsano Rrapit dhe Arilena Arës, e cila do të performojë “Shaj”, këngë që e shpalli fituese të edicionit të 68-të të Këngës.

Leave a Reply