Exclusive/ Arbana Osmani rekruton Ermiona Lekbellon dhe Feron në FERMA VIP?

Në një kohë që Big Brother Vip Kosova përfundoi dhe Big Brother Vip Albania po bëhet gati të mbyllë siparin në mesin e parë të prillit, Ferma VIP pritet të ndezë motorrët më fuqishëm se dy sezonet e tjera.

Nën drejtimin e Arbana Osmanit dhe në regjinë e Eduart Grishajt, Ferma Vip ka mbledhur në oborrin e saj deri më tani një sërë emrash big që nuk i mendonim më parë në një reality show, lëre më në Ferma Vip.

Përveç emrave si Jonida Maliqi, Soni Malaj, Mimoza Ahmeti, Romir Zalla e të tjerë që qarkullojnë në rrjet, kastit priten t’i bashkohen emra sa kontraversalë aq edhe të bujshëm.

I pari është Fero, reperi nga Kosova i njohur tashmë për situatat e tij personale dhe deklaratat kontraversale.

Dhe emri i dyti, është emri që bën bashkë Tiktokun, Instagramin, Facebookun dhe të gjithë internetin bashkë: Ermiona Lekbello.

Produksioni i Ferma VIP po përpiqet me çdo kusht të sjellë Ermionën nga luksi i Beverly Hills në fermën e Vizion Plus.

Deri më tani, mësohet se produksioni ka plotësuar një sërë kushtesh por akoma pa finalizuar një marrëveshje me personazhin që theu rrjetin në 2023shin.

Nëse Ermiona Lekbello do të rikthehet, mbetet për t’u parë mbrëmjen e 20 marsit, kur edhe nis Ferma Vip. Datë kjo e volitshme edhe për Feron pasi përkon edhe me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *