Zyrtare/ Kanye West në Tiranë, zbulohen detajet e koncertit miliona eurosh

Prej kohësh, në Tiranë qarkullonte lajmi se Kanye West do të vizitonte kryeqytetin në korrik të viti. Ky lajm tashmë është fakt në sajë të një postimi të kryeministrit Rama në Facebook.

Reperi amerikan do të ndalojë në Tiranë në 11 korrik, data e anuluar e performancës në UK, në Wireless Festival, në kuadër të turneut të albumit të ri, Bully.

Koncerti do të mbahet në Eagle Stadium, stadiumi portativ që do të ndërtohet në periferi të Tiranës dhe do të akomodojë 30 mijë spektatorë.

Ky lloj stadiumi do të ndërtohet nga kompani të dizenjuara për garat e Formula 1 dhe pritet të sjellë në Tiranë rreth 300 kamionë për transportin e çelikut. Kostoja e këtij stadiumi pritet të jetë nga 6 deri në 8 milion euro – duke e çuar totalin e investimit për event në 10 milion euro.

Çmimet e biletave priten të variojnë nga 250€ (+fees) deri në 1000€(+fees) për VIP packages.
Shitja e biletave nis në 5 Maj për abonentët ekskluzivë të regjistruar dhe një ditë më pas për publikun e gjerë në site-n: yealbania.com

Ky event vë Tiranën në listën e qyteteve evropiane qe mirëpresin në 2026 evente të këtij kalibri – njëkohësisht shërben edhe si test për institucionet, infrastrukturën dhe produksionin në menaxhimin dhe organizimin e një eventi të tillë.

Nga ana tjetër, pritet edhe reagim nga lobi izraelit, i cili u bë shkak për anulimin e koncerteve të Ye në UK, Poloni e një sërë vendesh që kanë ndaluar reperin të hyjë në territor për shkak të komenteve të tij raciste, pro-naziste dhe antisemite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *