Koncerti i Dafina Zeqirit, jehonë në Greqi – çfarë presim në Tiranë?

 

Ashtu siç edhe kishte lajmëruar, Dafina Zeqiri mbajti mbrëmjen e kaluar në Athinë koncertin e saj recital SUPERNOVA.

Me një setlistë të mbushur me hite të vjetra e të reja, Dafina elektrizoi mijëra fansa që kishin mbushur arenën Universe K5 Arena për të dëgjuar rikthimin e divës në vend.

Dafina ishte kujdesur t’i surprizonte fansat me të ftuar specialë, reperin Marin dhe bashkëpuntorin e saj Ricky Rich.

Ndryshe nga shoë i saj në Prishtinë, në dhjetor, SUPERNOVA solli energji, piroteknikë, koreografi me balerinë dhe setlistë të updatuar.

I njejti spektakël na pret në Tiranë, në datën 15 maj, ku Dafina Zeqiri do të ngrejë peshë Sheshin Skënderbej për rreth 120 minuta. Spektakli në Tiranë do të ketë një sërë të ftuarish special, të cilët do të “ngrohin” audiencën përpara se artistja të pushtojë skenën.

Nëse nuk keni blerë akoma biletën tuaj, nxitoni sepse numri është i limituar dhe drejt fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *